Zbulohen fotot/ Miq të ngushtë të Rita Orës, jeta luksoze e gruas së shqiptarit që u vra në Londër

  • 27 December 2019 - 16:13
Zbulohen fotot/ Miq të ngushtë të Rita Orës, jeta luksoze e gruas së shqiptarit që u vra në Londër

Shqiptari Flamur ‘Alex’ Beqiri u ekzekutua dje me armë zjarri, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Londër. Mediat britanike raportojnë se 36-vjeçari u qëllua ditën e djeshme para shtëpisë së tij 1.5 milionë paund.

Sipas “Daily Mail”, Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij Debora Beqiri dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë.

Në disa foto të siguruara shihet gruaja Debora duke festuar me këngëtaren e njohur shqiptare, Rita Orën. Mësohet se Rita dhe familja e saj janë miq me familjen Beqiri dhe kjo dëshmohet edhe nga festat e përbashkëta. Në fotot e mëposhtme vihet re qartë marrëdhënia e ngrohtë mes tyre.

(Kosova Sot Online)