Vjen akuza e rëndë kundër Vetëvendosjes dhe LDK-së: Ja çfarë i pret nëse...

  • 27 December 2019 - 16:39
Vjen akuza e rëndë kundër Vetëvendosjes dhe LDK-së: Ja çfarë i pret nëse...

”Dështimi i marrëveshjes erdhi si rezultat i apetiteve të dy partive politike, të cilat nuk arritën dot që të dalin mbi interesat partiake, për t’i vënë në pah ato primare, interesat e vendit. Në njërën anë kishim LVV-që si parti e parë kishte tendencë që ta dominonte LDK-në për ta bërë vetëm një parti nga e cila ka nevojë për numra, dhe në anën tjetër LDK-në e cila synonte ta relativizonte këtë tendencë të LVV-së dhe të kishte rrolin e sajë në qeverinë e mundshme me LVV-në”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pas bërjes publike të lajmit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti të mërkurën në mbrëmje, se kanë dështuar negociatat me partinë e Isa Mustafës për koalicion, dhe se në Kuvend të Kosovës dy partitë shkuan pa arritur marrëveshje, e ku Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ani pse nuk kishte një marrëveshje me LDK-në, kanë reaguar ashpër analistët politikë, duke akuzuar të dy subjektet politike për mashtrim ndaj qytetarëve.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri konsideron se përkundër zhgënjimit të madh të qytetarëve me këto sjellje të të dyja partive politike, vetëm për interesat e tyre të ngushta, ka akoma hapësirë dhe mundësi kompromisi, në mënyrë që vendi të shpëtohet nga shkuarja në zgjedhje të reja, pasi ato nuk janë në interes të vendit.

Image
Nexhat Haziri

“Dështimi i marrëveshjes erdhi si rezultat i apetiteve të dy partive politike, të cilat nuk arritën dot që të dalin mbi interesat partiake, për ti vënë në pah ato primare, interesat e vendit. Në njërën anë kishim LVV-që si parti e parë kishte tendencë që ta dominonte LDK-në për ta bërë vetëm një parti nga e cila ka nevojë për numra, dhe në anën tjetër LDK-në e cila synonte ta relativizonte këtë tendencë të LVV-së dhe të kishte rrolin e sajë në qeverinë e mundshme me LVV-në. E kam thënë edhe më parë se këtë koalicion qeveritar mund ta pengoj apo edhe ta vështiroj funksionimin e tij, koncepti qeverisës I LVV-së, koncept ky që sipas tyre I tërë pushteti duhet të koncentrohet në duart e një njeriu, pra të Albin Kurtit, duke përjashtuar një qeverisje mbi bazën ekipore”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. 

“Megjithatë akoma është herët që të flasim për mundësin e shkuarje në zgjedhje, pasi në orët në vazhdim edhe gjatë ditës pas seancës konstituive, pritet që në adresë të dy partive politike LVV-së dhe LDK-së të shtohet presioni ndërkombëtar për tI shtyrë drejtë marrëveshjes. Shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte një zhgënjim për Kosovarët të cilët me 6 tetor menduan ndryshimin, dhe mos arritja e materializmit të kësaj vote nga LVV-ja dhe LDK-ja, do të sjellë ndëshkim për këto dy subjekte nëse eventualisht vendi shkon në zgjedhje”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)