“Ne e duam…”/ Ja çfarë shkruante gruaja e “bosit” shqiptar pak orë para vrasjes në Londër

  • 27 December 2019 - 18:53
“Ne e duam…”/ Ja çfarë shkruante gruaja e “bosit” shqiptar pak orë para vrasjes në Londër

36-vjeçari shqiptar Flamur “Alex” Beqiri u vra natën e Krishtlindjes para shtëpisë së tij, në sy të gruas dhe djalit të mitur.

Pak orë para ngjarjes së rëndë bashkëshortja e tij ka nxjerr një postimin në rrjetet sociale ku uron Krishtlindjen. Ajo shkruante: “

“Koha e preferuar e vitit ka ardhur. Ne e duam shkëlqimin, ngrohtësinë dhe rehatinë e këtyre darkave. Krishtlindje!” 

Ngjarja e rëndë u pasqyrua me shpejtësi në shtypin britanik, duke ngritur menjëherë pyetjen se çfarë arsyesh mund të kishte një ekzekutim i tillë.

Kosovari i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Policia suedeze po bashkëpunon me Scotland Yard për këtë rast, sepse siç thuhet ne shkrim, që kur 36-vjeçari emigroi drejt Londrës, janë vrarë disa prej ish bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij.

(Kosova Sot Online)