Tomë Gashi jep lajmin e keq për Vetëvendosjen: Ja kush e formon Qeverinë

  • 27 December 2019 - 19:38
Tomë Gashi jep lajmin e keq për Vetëvendosjen: Ja kush e formon Qeverinë

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta formojë Qeverinë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se koalicioni midis këtyre dy subjekteve politike mund të arrihet me ndihmën e ambasadorëve të shteteve të fuqishme.

“Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit – ai mund të mos i përgjigjet Hashim Thaçit, por duhet t’i përgjigjet presidentit”.

“Qeveria mund të formohet me ndihmën e Dragodanit. Deri më tani nuk është formuar asnjë Qeveri pa ndihmën e lagjes ‘Arbëria’ dhe unë besoj se do të na vijë ajo ndihmë”. 

“Më herët Alfa dhe Omega kanë qenë ambasadorët e shteteve të fuqishme që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës”.

“Pa LDK-në nuk mund ta formon Qeverinë VV-ja. Këta kanë vënë vija të kuqe, por nëse Qeverua nuk formohet dhe shkohet në zgjedhje; populli do ta marrë mesazhin ashtu siç është – që VV-së iu pamundësua ta formojë qeverinë”.

Për t’u informuar më shumë rreth qëndrimeve të Tomë Gashit, klikoni në linkun e mëposhtëm.

(Kosova Sot Online)