Rusia instalon raketat hipersonike “Avangard”

  • 27 December 2019 - 22:46
Rusia instalon raketat hipersonike “Avangard”

Ushtria ruse njoftoi sot se kishte në dispozicion raketat  hipersonike “Avangard”, një prej armëve të reja të prodhuara nga Moska dhe të mburrura nga presidenti, Vladimir Putin si, praktikisht, të pamposhtura.

Në dhjetor të vitit 2018, ushtria njoftoi se regjimenti i parë i raketave “Avangard” do të instalohej në rajonin e Orenbourgut, në Urale. 

Autoritetet ruse sigurojnë se kjo armë është në gjendje të depërtojë çdolloj mburoje antiraketë që ekziston aktualisht.

Një tjetër armë e cilësuar e pamposhtur nga Putin, raketa balistike ndërkontinentale e gjeneratës së pestë “Sarmat”, do t’i shpërndahet forcave ushtarake ruse në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)