Ia ngacmon motrën në shkollë, vëllai i saj e rrah

  • 28 December 2019 - 12:43
Ia ngacmon motrën në shkollë, vëllai i saj e rrah

Është arrestuar një person i dyshuar mashkull i cili brenda objektit të shkollës fillore e kishte sulmuar fizikisht një tjetër.

Policia njofton se motiv i sulmit dyshohet të jetë pasi viktima e rastit e kishte ngacmuar seksualisht motrën e të dyshuarit, nxënëse e shkollës.

Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)