Një vit burg e 300 euro gjobë për vjedhjen e një telefoni

  • 28 December 2019 - 13:34
Një vit burg e 300 euro gjobë për vjedhjen e një telefoni

Me 19 mars 2018 rreth orës 20:15 në Prizren, i pandehuri me iniciale G.S, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së huaj për vete, në atë mënyrë gjersa i dëmtuari me iniciale XH.B., ishte në barnatoren “Menta”, i pandehuri shfrytëzon çastin e përshtatshëm kur nuk e vëren askush dhe nga vetura e markës “Opel Meriva” merr telefonin e markës “Samsung Grande” e më pastaj ia shet të pandehurit me iniciale H.GJ.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  G.S. nga Vushtrria  për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1  të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro.

(Kosova Sot Online)