Vëllai i madh godet me thikë vëllain e vogël! Arrestohet nga policia

  • 28 December 2019 - 14:40
Vëllai i madh godet me thikë vëllain e vogël! Arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e krimit në familje ka ndodhur në Fier, ku një 33-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë, pasi ka plagosur me thikë vëllanë e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(Kosova Sot Online)