Thirrja e fortë për Kosovën: Ja kushtet që duhet t’i vendosen në dialog Serbisë

  • 28 December 2019 - 17:25
Thirrja e fortë për Kosovën: Ja kushtet që duhet t’i vendosen në dialog Serbisë

”Reparacionet në formë të dëmit material dhe moral kapin shifra të larta dhe i tejkalojnë shifrat e 20 miliardëve. Natyrisht që këtu ka dëme që lidhen me individ, me pasuri private, me objekte shoqërore e shtetërore, deri te ato të karakterit të luftës speciale, sikundër ishte edhe shtypshkronja e gazetës. Këto dëme janë miliardësh dhe kurrë nuk u kërkuan. Kjo na ofendon neve si qytetar të Republikës sepse na paraqet neve, organizatat dhe këndo tjetër të pa rëndësishëm kundruall interesave të tjera dhe shumë jo normale”.  thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

 

Edhe pse dëmet e luftës që Serbia i ka shkaktuar në Kosovë llogariten mbi 22 miliardë euro, pushtetarët në krye me Hashim Thaçin, sipas analistëve, po duan t`ia falin Serbisë ato, sepse deri më tani, në asnjë takim të zhvilluar prej se kanë filluar bisedimet dypalëshe me ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kjo çështje nuk është vënë në rend të ditës, madje as nuk është bërë së paku një padi ndërkombëtare. 

Për më keq, nga ndikimi i politikës është pamundësuar edhe ushtrimi i padive individuale, qoftë nga qytetarët, qoftë nga bizneset në mënyrë individuale nëpër gjykatat vendore të shtetit të Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi akuzon politikën vendore dhe të gjitha mandatet e deritanishme të qeverisjes së pas luftës në vend, që e kanë injoruar këtë problem serioz, dhe për më tepër kanë ndikuar edhe në drejtësinë vendore që të refuzohet adresimi i çështjes së kompensimit të dëmeve të shumta që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve, përfshirë edhe shtypshkronjën dhe gazetën “Kosova Sot” nga regjimi gjenocidial serb,por edhe të gjithë të tjerëve që ngritën padi në Gjykatë.

“Duke mbajtur kështu krahun Serbisë fashiste që na dogji, na vrau e shkatërroi në masë, të cilës Serbi, presidenti Hashim Thaçi & Co po insiston t`ia falë edhe 1/3 e territorit të Kosovës, por në paketë bashkë edhe me dëmet e luftës! Edhe pse dialogu me Serbinë vazhdimisht ka qenë kompetencë e Qeverisë së Kosovës, është e pa falshme që asnjë kryeministër deri më sot nuk e kushtëzoi dialogun me kompensimin e dëmeve të luftës, prandaj ky fakt bënë të dyshohet se pushtetarët kosovar ia kanë falur dëmet e luftës Serbisë, pasi që për vete janë bërë miliarderë në kurriz të popullit, ndërkaq nuk ia kërkojnë Serbisë të paguaj për dëmet që ia ka shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, pse ka ndodhur në një e tillë, shkaqet janë  të natyrës subjektive por ka edhe të karakterit objektiv.

“Kur është fjala te shkaqet subjektive duhet domosdo për të përmendur fajtorin njëri, qeveritë e deritashme, të cilat kurrë nuk bënë asnjë analizë dhe nuk i paraqitën reparacionet e luftës si faktor për të diskutuar me palën serbe. Dhe shtrohet pyetja se për çfarë arsyeje ato nuk u paraqitën, ato arsye mundë të jenë të karakterit të frikës, të ndikimit nga jashtë, të ndonjë politike ndarëse e deri edhe te lidhjet jo normale. Nuk dua të besoj se ka ndonjë fakt tjetër”, shton për “Kosova Sot Online”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Edhe pse nuk është diskutuar zyrtarit kjo temë, Kelmendi thotë se shifrat e përafërta të demave të luftës tani më dihet, por për saktësimin e tyre do të duhej edhe analizë e detajuar profesionale e ekspertëve të fushës.

“Reparacionet në formë të dëmit material dhe moral kapin shifra të larta dhe i tejkalojnë shifrat e 20 miliardëve. Natyrisht që këtu ka dëme që lidhen me individ, me pasuri private, me objekte shoqërore e shtetërore, deri te ato të karakterit të luftës speciale, sikundër ishte edhe shtypshkronja e gazetës. Këto dëme janë miliardësh dhe kurrë nuk u kërkuan. Kjo na ofendon neve si qytetar të Republikës sepse na paraqet neve, organizatat dhe këndo tjetër të pa rëndësishëm kundruall interesave të tjera dhe shumë jo normale”, shton profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, kjo çështje ka pasur mundësi të mbulohet me vendime të gjykatave të vendit, sepse me këto verdikte mbi dëmet e bëra, shumë më lehtë do të kërkohej kompensimi i dëmit, pasi që janë vendimet e gjykatave të rregullta të shtetit.

 “Edhe këtu kjo shkon, por kurrë nuk mundë të merret si fakt, sepse okupatori kur e humbë luftën, ai tërhiqet. E çështje fiton peshë se në raportet për bashkëpunim dhe normalizim nuk ecet pa u zgjidhur çështja e dëmshpërblimit. Të dy këto fakte kanë qenë të mundshme të tejkalohen dhe të lidhet çështja e marrëdhënie me çështjen e dëmshpërblimit, sepse nuk është ndonjë çështje shumë e vogël, është çështja e shumave milardëshe, sepse tërë Kosova u shkrumbua nga kriminelët serbomëdhenj” potencoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

“Kërkoj nga Qeveria e re e Kosovës, e cila pritet të ndërtohet nga LVV-ja që të mos e lërë anash dhe në harresë këtë çështje kaq serioze, por derisa ndërkombëtarët insistojnë në vazhdimin e dialogut me Serbinë, atëherë çështja e krimeve dhe dëmeve të luftës të nxirret si kusht kryesor, dhe asnjë hap të mos bëhet për bisedime me shtetin kriminal serb pa u zgjidhur çështja e dëmshpërblimeve, pa dhënë përgjegjësi penale kriminelët, pa i gjetur të zhdukurit dhe natyrisht pa e njohur Kosovën shtet pa varur”, përfundon për “Kosova Sot Online”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)