Akuza të rënda ndaj Edi Ramës: Ky është skandal, ja si po e ndëshkon Kosovën

  • 29 December 2019 - 07:38
Akuza të rënda ndaj Edi Ramës: Ky është skandal, ja si po e ndëshkon Kosovën

“Ky është një skandal i paprecedent, ku Rama në vend se ta ndihmoj Kosovën, ai për ti plotësuar dëshirat e Serbisë, e ndëshkon Kosovën me taksë, ndaj taksa ndëshkuese e vendosur nga Edvin Kristaq Rama për Kosovën duhet të hiqet urgjentisht. Përndryshe është tejet evidente se me veprimet e tij serbofile dhe qëndrimin e hapur anti-Kosovë, Rama(pulos) jo vetëm se po bën ndarjen ndërmjet shqiptarëve, por ai po shkon çdo dite e më tepër drejt tensionimit gjithnjë e më të thellë të raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri e ka quajtur taksën e vendosur nga Edi Rama për qytetarët e Kosovës në Rrugën e Kombit si ndëshkim të rëndë për kosovarët, i koordinuar së bashku me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Image
Gani Qarri

“Qëndrimi i sëmurë anti-Kosovë i Edvin Kristaq Ramës në kooketim me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë, jo vetëm se është primitivitet i llojit të vet politik, por me vënien e kufirit të dyfishtë në rrugën e kombit dhe përpjekjet e tij personale, për izolimin total të Kosovës, përmes lojërave sorosiano-sllavo serbe, të të ashtuquajturit "Mini Shengen Ballkanik”, ka shkuar deri në atë shkallë sa që të vihet në pikëpyetje edhe sovraniteti dhe integriteti territorial të Kosovës”, thotë analisti, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, të gjitha veprimet që po ndërmerr Rama në raport me Kosovën, dhe të tjerat në raport me Serbinë, e zbulojnë lakuriq qëndrimin e tij anti kosovar dhe anti shqiptar.

“Është shumë e habitshme se si Edi Rama, për të dëshmuar urrejtjen dhe dashakeqësinë e tij të paprecedent ndaj shqiptarëve të kësaj pjese të etnisë sonë, pikërisht në rrugën e kombit, i ka vënë jo vetëm taksë por edhe kufi të dyfishtë Kosovës, ndërsa në anën tjetër, për tu dukur sa më serb, apo më serb se vet Vuçiqi, i njëjti shkon deri në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, z. Ramush Haradinaj, dhe të gjithë atyre që janë kundër kërkesave të tij skizofreni për heqjen e taksës, me çdo kusht ndaj mallrave të Serbisë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, taksa e vendosur nga Rama jo vetëm që e dëmton Kosovën, por nuk është as në interes të kombit shqiptar.

Qarri thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj me të drejtë ia ka kujtuar me shifra dhe fakte konkrete, homologut të tij Rama, dëmet që ia shkakton Kosovës taksa e vendosur prej tij në Rrugën e Kombit, taksë e cila e gjobit Kosovën me hiq më pak se 13 milionë euro për çdo vit.

“Taksa e vënë në rrugën e kombit, jo vetëm se është gabim i madh dhe i pafalshëm historik, por pas ndalimit të hyrjes së mallrave kontaminuese të Serbisë në Kosovë, duket se është vënë qëllimisht nga Edvin Kristaq Rama, për të penguar, pikërisht edhe shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është një skandal i paprecedent, ku Rama në vend se ta ndihmoj Kosovën, ai për ti plotësuar dëshirat e Serbisë, e ndëshkon Kosovën me taksë, ndaj taksa ndëshkuese e vendosur nga Edvin Kristaq Rama për Kosovën duhet të hiqet urgjentisht. Përndryshe është tejet evidente se me veprimet e tij serbofile dhe qëndrimin e hapur anti-Kosovë, Rama(pulos) jo vetëm se po bën ndarjen ndërmjet shqiptareve, por ai po shkon çdo dite e më tepër drejt tensionimit gjithnjë e më të thellë, të raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, përfundon analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)