“U vra në atentat në sy të gruas dhe fëmijës”, detaje të reja për ekzekutimin e Flamur Beqirit

  • 29 December 2019 - 08:13
“U vra në atentat në sy të gruas dhe fëmijës”, detaje të reja për ekzekutimin e Flamur Beqirit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për Flamur Beqirin, shqiptarin që mbeti i vrarë në atentat në Angli, para shtëpisë së tij, në sy të gruas dhe fëmijës së vogël.

Sipas “Daily Mail”, Beqiri ishte mik me një person të përfshirë në atë që njihet si grabitja më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Danimarkë.

Naief Adawi, 33-vjeç i kushtoi 8 vjet të jetës së tij planifikimit të grabitjes së një firme sigurie, ndërsa e bastisën atë në vitin 2008, duke marrë 7 milion paund dhe duke e bërë atë vjedhjen më të madhe të ndodhur ndonjëherë në historinë e Danimarkës. 

Adawi ishte i ftuar në dasmën e Beqirit, ndërsa tani autoritet flasin për një atentat të mirë organizuar nda shqiptarit, pasi janë shtuar dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje kriminale. Adawi arriti t’i shpëtonte një atentati, por viktimë mbeti e dashura e tij, të cilës ai i la fëmijën e tij në krah dhe u largua me vrap.

Karolin Hakim mbeti e vdekur në vend nga të shtënat, por fëmija, një vajzë dy muajsh arriti të shpëtonte. Adawi ndodhte tashmë në burg, ndërsa në grabitjen në Danimarkë u përfshinë gjithsej 20 burra, të cilët përdorën një buldozer, 20 tonë, për të hedhur poshtë muret e ndërtesës që ishte targeti për t’u grabitur.

Ata u larguan pas ngjarjes me makina Audi të vjedhura. Ai ra në prangat e policisë, pas një operacioni të gjerë në Kopenhagën.

(Kosova Sot Online)