Arrestohet polici V.H si i dyshuar për vrasjen e një personi në Gjilan

  • 29 December 2019 - 09:57
Arrestohet polici V.H si i dyshuar për vrasjen e një personi në Gjilan
Ilustrim /

Zyrtari i Policisë së Kosovës V.H, është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ai në mëngjesin e sotëm ka goditur për vdekje me armë zjarri një person të moshës madhore me inicialet  L.S  në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e kanë konfirmuar zyrtarët policor në rajonin e Gjilanit.

Media më parë raportoi se e gjitha ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Nato 99”. Aty i dyshuari, V.H dyshohet se e godit për vdekje viktimën L.S. Motivet e ngjarës ende nuk dihen.

(Kosova Sot Online)