Pamje të rënda/ Deshën të vrisnin turqit, kamioni-bombë bën masakër të vërtetë (+18)

  • 29 December 2019 - 10:32
Pamje të rënda/ Deshën të vrisnin turqit, kamioni-bombë bën masakër të vërtetë (+18)

Një kamion-bombë vrau të paktën 90 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në kryeqytetin e Somalisë ditën e djeshme. Ky është sulmi më vdekjeprurës në Mogadishu që prej një bombës së vitit 2017, që vrau më shumë se 500 njerëz.

Shumica e të vrarëve ishin studentë, tha kryetari Omar Mohamud Mohamed, ndërsa ku njerëzit transportonin trupa të gjakosur përgjatë rrënojave të shumta. Autoritetet thanë se të paktën 17 oficerë të policisë në Somali ishin midis të vdekurve.

Zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet. Objektivi i sulmit mund të kenë qenë inxhinierët turq që ishin në një automjet pranë pikës së kontrollit të sigurisë, ku shpërtheu kamioni.

Dy vëllezër turq dhe dy shtetas të tjerë të huaj ishin mes të vdekurve. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

(Kosova Sot Online)