Ky është personi i vrarë në Gjilan nga pjesëtari i mbrojtjes së afërt të kryeministrit, ja pse dyshohet

  • 29 December 2019 - 10:37
Ky është personi i vrarë në Gjilan nga pjesëtari i mbrojtjes së afërt të kryeministrit, ja pse dyshohet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar.

Media mëson se i vrari është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës. I ndjeri është figurë e njohur për Policinë e Kosovës. Ai më herët kishte mbajtur burg për shkak se kishte sulmuar një policë.

Spahiu merrej me kontrabandën e lopëve nga Serbia. Siç mëson media, polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.

Polici me inicialet V.H ka qenë mbrojtje e afërt e Kryeministrit të Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)