Makina ndahet në dysh, pamje të frikshme nga aksidenti ku mbeti një viktimë

  • 29 December 2019 - 12:25
Makina ndahet në dysh, pamje të frikshme nga aksidenti ku mbeti një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në Rubik ku një autobus u përplas me një makinë “Alfa Romeo”, ku humbi jetën drejtuesi i veturës.

“Alfa” është ndarë në dyshë.

Mirditë /Informacion paraprak

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me  automjetin tip  “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)