Mitrovicë: Doli me një grua, e kërcënojnë me jetë dhe i lypin para

  • 29 December 2019 - 12:31
Mitrovicë: Doli me një grua, e kërcënojnë me jetë dhe i lypin para

Një rast i kanosjes ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë, ku viktima ka raportuar në polici se dy të dyshuar i kanë kërkuar para pasi kishte dalë me një grua e cila kishte punuar në një kafiteri.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë, ndërkaq viktima ka raportuar në polici se të dyshuarit i kanë kërkuar 500 euro për shkak se kishte dalë me gruan e cila punonte në kafiteri.

“Sipas viktimës të dyshuarit e kishin kanosë me jetë atë nëse nuk e përmbush obligimin që ja kishin kërkuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka cilësuar rastin i cili vazhdon të  hetohet nga kompetentët”, theksohet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)