Haxhi Hoti e kërcënoi me vrasje, Albin Kurti bën thirrje për lirimin e tij

  • 29 December 2019 - 14:08
Haxhi Hoti e kërcënoi me vrasje, Albin Kurti bën thirrje për lirimin e tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë, por ka bërë thirrje për lirimin e tij. 

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t'i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Kurti.

(Kosova Sot Online)