Ngjarja e tmerrshme që ndodhi në Gjermani: Si e mbyti kosovari gruan nga xhelozia

  • 30 December 2019 - 07:58
Ngjarja e tmerrshme që ndodhi në Gjermani: Si e mbyti kosovari gruan nga xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij.

44-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në zonën e Heilbronn. Mediat gjermane shkruajnë se shkak për këtë krim mendohet të jetë bërë xhelozia mes çiftit.

Kjo ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes, por detajet e aktit janë publikuar ditën e sotme nga mediat gjermane. Burri ka goditur me thikë disa herë gruan e tij 33-vjeçe, e cila për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”-shkruajnë mediat gjermane.

Menjëherë pas krimit, shqiptari është vetëdorëzuar në polici dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë.

“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhendoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë më tej mediat gjermane.

(Kosova Sot Online)