Dy të vdekur nga sulmi në një kishë të Teksasit

  • 30 December 2019 - 08:17
Dy të vdekur nga sulmi në një kishë të Teksasit

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri në Fort Worth të Teksasit të dielën. Autoritetet thanë se personi i plagosur ndodhet në gjendje kritike.

Zëdhënësja e shërbimit shëndetësor, Macara Trusty, tha se dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër ka marrë plagë të rënda dhe është duke u trajtuar në spital. Ajo tha se të gjitha viktimat janë të gjinisë mashkullore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë hollësi për rrethanat në të cilat ndodhi ky sulm.

Një person i moshuar, i cili ndodhej në kishë në momentin e sulmit, i tha gazetës “New York Times” se njëri prej personave të vrarë ishte roje sigurie që i ishte kundërpërgjigjur me të shtëna sulmuesit.

“Ai përpiqej ta bënte atë që duhej ta bënte për të na mbrojtur ne të tjerëve”, tha Mike Tinius, i cili tha se rojën e vrarë e kishte mik të dashur.

Ky nuk është sulmi i parë që ndodh në një kishë të Teksasit. Në nëntor të vitit 2017, sulmuesi Devin Patrick Kelley i kishte vrarë më shumë se 24 persona para se ta vriste edhe veten, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)