Gjyshja i dha alkool, ndërron jetë foshnja

  • 30 December 2019 - 10:16
Gjyshja i dha alkool, ndërron jetë foshnja

Një foshnje ka ndërruar jetë, pasi gjyshja e tij i dha të pinte gllënjkë alkool. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kinë. Me dije bëhet se foshnja kishte vetëm 30 ditë, që kishte ardhur në jetë.

Edhe pse nëna e tij e dërgoi shumë shpejt në spital, foshonja nuk mundi t’ia dalë. I gjithë incidenti ndodhi në prani të disa miqëve, pasi në Kinë është zakon që festohet menjëherë pasi një fëmijë bën katër javë.

Mjekët kanë thënë se disa pika alkooli janë të mjaftueshme për të helmuar një foshnje. Te foshnjet alkooli është fatal, ndaj duhet bërë shumë kujdes këshillojnë mjekët.

(Kosova Sot Online)