Erdhën nga Shqipëria për t’u kënaqur por u rrahën keq në Prizren

  • 30 December 2019 - 10:34
Erdhën nga Shqipëria për t’u kënaqur por u rrahën keq në Prizren

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, disa persona që kishin ardhur nga Shqipëria janë sulmuar në një restorant.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të së dielës, janë sulmuar në Prizren katër shtetas të Shqipërisë.

Sipas njoftimit disa persona të panjohur i kishin sulmuar katër shtetasit e Shqipërisë, të cilët kishin për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren, kishin sulmuar ata.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dy femra dhe dy meshkuj dhe se të gjithë kishin pësuar lëndime trupore dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)