Mbytet në liqenin e Banjës një 40 vjeçar

  • 30 December 2019 - 13:33
Mbytet në liqenin e Banjës një 40 vjeçar

Në liqenin e Banjës është mbytur një 40-vjeçar me iniciale V.K. Policia njofton se 40-vjeçari është mbytur aksidentalisht. Policia në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e trupit nga uji.

Njoftimi i Polícisë:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një  telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Polícisë dhe Zjarrfíkses  kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale  RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit. Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet  V.K., 40 vjeç,  banues në fshatin Zamsh, Gramsh”, njofton policia e Gramshit.

(Kosova Sot Online)