As Kim Jong e as Putin, ky është lideri që perceptohet si një kërcënim i madh për paqen botërore

  • 30 December 2019 - 13:37
As Kim Jong e as Putin, ky është lideri që perceptohet si një kërcënim i madh për paqen botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump në Gjermani po përceptohet si një kërcënim i madh për paqen botërore.

Ai madje besohet se është më i rrezikshëm se kreu i shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, ose sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong-un. Sipas një sondazhi të kryer nga agjensia e votimin YouGov në emër të Agjencisë Gjermane të Shtypit, Trump besohet se është më i rrezikshëm se lideri politik dhe fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamaenei, dhe presidenti kinez Xi Jinping.

41% e të anketuarve thanë se Trump ishte kërcënimi më i madh për paqen botërore, nga këto pesë personalitete.

17% zgjodhën Kim, 8% Putin, dhe 7% Xi.

Një studim i YouGov ka dhënë rezultate gati të ngjashme edhe vitin e kaluar. Veçse në atë kohë ishin krahasuar vetëm Trump, Kim dhe Putin. Në atë kohë, 48% thanë se presidenti amerikan ishte kërcënimi më i madh për paqen, ndërsa 21% zgjodhën Kim, dhe 15% Putin.

Por në çështjen se kujt i besojnë më shumë, gjermanët kanë rezultuar se besojnë në president francez më shumë sesa në kancelaren Angela Merkel.

53% e të anketuarve thanë se besimi i tyre ndaj Merkel ishte ”mjaft i madh”, ndëra 44% thanë se ishte ”mjaft i vogël”.

Por, Macron u vlerësua pozitivisht me 57% besueshmëri, dhe 32% mosbesim.

(Kosova Sot Online)