Kosnett takon Mustafën, Osmanin e Veliun, kjo ishte kërkesa për LDK-në

  • 30 December 2019 - 13:54
Kosnett takon Mustafën, Osmanin e Veliun, kjo ishte kërkesa për LDK-në

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu sot kanë pasur një takim me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett.

Këtë e kanë konfirmuar burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosnett vazhdimisht ka kërkuar që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë.

E një kërkesë të tillë Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka përsëritur edhe pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pasi ka uruar për konstituimin e Kuvendit, ambasada ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të krijojnë sa më shpejtë qeverinë e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

(Koosva Sot Online)