Tentojnë t’i ikin policisë, hajnat bëjnë aksident në Gjakovë

  • 31 December 2019 - 11:08
Tentojnë t’i ikin policisë, hajnat bëjnë aksident në Gjakovë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se dy të dyshuar për grabitje gjatë tentimit për t’i ikur policisë janë rrokullisur me veturë dhe kanë pësuar lëndime.

Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor.

Në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një thikë dhe një maskë.

Pas procedurave, të dyshuarit i janë dorëzuar njësisë policore të Regjionit të Pejës për procedurë të mëtutjeshme. 

(Kosova Sot Online)