Thaçi iu bën thirrje partive për krijim të qeverisë

  • 31 December 2019 - 12:58
Thaçi iu bën thirrje partive për krijim të qeverisë

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi në konferencën e fund vitit para gazetarëve ka thënë se Kosova ka shënuar progres në vitin 2019-të, derisa ka bërë thirrje që të formohen sa më shpejtë institucionet në vend.

Thaçi tha para mediave se sukses i këtij viti ka qenë edhe organizimi i mirë i zgjedhjeve, derisa, ka kërkuar që të formohet sa më shpejtë qeveria e re.

“Kosova ka shënuar progress në vitin 2019 ju takon edhe juve dhe keni një kontribut të madh. Dua të theksoj se viti 2019 ka qenë një vit i një progresi të mirë në të gjitha rrafshet, reforma, zhvillim ekonomik, afrim të të gjitha komuniteteve.  Formimi i ushtrisë dhe marrjen e përgjegjësisë nga shteti, është për t’u vlerësuar organizimi i mirë i zgjedhjeve, tashmë mbetet që të shohim në javën e ardhshme implementimin e vullnetit të qytetarëve nga partitë”, ka thënë presidenti.

Sipas tij, është meritë e të gjithë spektrit politik organizimi i zgjedhjeve, e se partitë duhet të lëvizin sipas vullnetit të qytetarëve.

“Është meritë e të gjithë spektrit politik. Tashmë partitë politike duhet të lëvizin në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve. Natyrisht s’ka qenë vit krejt i lehtë, por, mendoj që ato sfida do të tejkalohen, jemi shtet i ri që po dështohemi cdo ditë. Jam i bindur se të bashkuar do të jemi më të fortë më të suksesshëm dhe më produktiv”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)