Tentoi të vriste me armë 2 persona, ndalohet 27-vjeçari

  • 31 December 2019 - 13:50
Tentoi të vriste me armë 2 persona, ndalohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar, banues në Shijak është ndaluar nga policia e Durrësit për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shtetasi I.B.,, më datë 29.09.2019, në Shijak, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit F. K. dhe Xh. K., banorë të Shijakut, të cilët kanë qenë në mjetin tip Peugeot, pa targa. Nga të shtënat me armë zjarri pati vetëm dëmtime materiale të mjetit.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(Kosova Sot Online)