Arrestohet 64-vjeçari me dy thasë me kanabis në makinë

  • 31 December 2019 - 14:03
Arrestohet 64-vjeçari me dy thasë me kanabis në makinë

Një 64-vjeçar nga Ballshi i dënuar më parë për prodhim dhe shitje t ënarkotikëve, u arrestua nga Policia e Elbsanit, në kuadër të një operacioni të koduar “Xhibraku”, pasi u kap me 2 thasë me kanabis, me peshë 11.6 kilogramë.

H.V banues në fshatin Cfir të Ballshit, u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, ku i arrestuari udhëtonte me një makinë Hyundai.

Nga kontrolli i automjetit, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti tip Hyundai në pronësi të H. V. 64-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot Online)