Ish agjenti i SHIK-ut tregon detajet për Maxhunin: Ja ku e ka vendin njeriu i Thaçit

  • 31 December 2019 - 16:44
Ish agjenti i SHIK-ut tregon detajet për Maxhunin: Ja ku e ka vendin njeriu i Thaçit

“Nëse e merr Qeverinë z. Kurti do ta lusja që me në fshesë të fillon dh eta pastron secilin institucion të sigurisë në Kosovë, duke filluar nga Policia, AKI-ja, Prokuroria dhe gjykatat, të pastrohen të gjitha këto institucione nga lodrat kukulla të vendosur ndër vite nga bandat e ndikimit të Hashim Thaçi, por edhe nga disa subjekte tjera politike, si nga LDK nga AAK. Pa u pastruar të gjitha organet e ligjit nga dora e kukullave të politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit dhe drejtësi të mirëfilltë të shtetit për shumicën qytetar, por vetëm mbrojtje të interesave të krimit të organizuar dhe grupeve mafioze”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

 

Pas emërimit të Shpend Maxhunit, në pozitën e Këshilltarit për çështje Operacionale të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Kosovës, pozitë të cilën e mori pas dorëheqjes nga AKI, ka reaguar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë për “Kosova Sot Online” se vendi i Shpend Maxhunit nuk është më në institucionet publike, aq më pak në ato të sigurisë, por është në burg, pasi shkeljet e ligjit që i ka bërë, skandalet e një pas njëshme janë tepër të mëdha dhe  i kanë sjellë dëm të madh dhe të pa riparueshëm shtetit të Kosovës.

 

Image
Naim Miftari

“Ish kreu i AKI-së Shpend Maxhuni duhet të jep llogari edhe për rastin e dështimit të RSU-së kur u vra një pjesëtar i policisë së Kosovës, dëshmori Enver Zymberi, por duhet të jep llogari akoma më saktësisht dhe të tregon çka ishte roli i tij në kidnapimin dhe ekstradimin pa asnjë vendimit gjyqësor të 6 profesorëve Turq për në Turqi”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Për të gjitha këto skandale, sipas Miftarit, Maxhuni është dashur të pres fillimisht rrëfimin e tij para një komisioni hetimor që të zbardhet e vërteta, dhe vetëm nëse vërtetohet pafajësia e tij, atëherë  të lejohet vazhdimi i karrierës në organet e sigurisë.

 “Pa u shqyrtua këto dy gjëra saktësisht, ish kolegu i jonë i policisë Shpend Maxhuni nga stacioni 4 në Prishtinë, vendin e ka pasur para hetuesisë dhe komisionit hetimor e jo sot të bëhet prapë lodër e Hashim Thaçit në rastin e tërheqjes nga AKI, dhe lodër edhe e Ramush Haradinajt, i cili ja qante hallin se është i sëmurë, kurse tani nuk është I sëmurë kur bëhet Këshilltar i Komandantit të policisë”, shton Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, Miftari kërkon nga qeveria në ardhje që ky skandal, por edhe skandalet tjera që janë prodhuar gjatë mandatit të kaluar qeverisës, të hetohen, të zbardhen dhe përgjegjësit të shkarkohen e të dërgohen në ndjekje rastet nga institucionet e drejtësisë. 

“Nëse e merr Qeverinë Kurti do ta lusja që me në fshesë të fillon dh eta pastron secilin institucion të sigurisë në Kosovë, duke filluar nga Policia, AKI-ja, Prokuroria dhe gjykatat, të pastrohen të gjitha këto institucione nga lodrat kukulla të vendosur ndër vite nga bandat e ndikimit të Hashim Thaçi, por edhe nga disa subjekte tjera politike, si nga LDK nga AAK. Pa u pastruar të gjitha organet e ligjit nga dora e kukullave të politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit dhe drejtësi të mirëfilltë të shtetit për shumicën qytetar, por vetëm mbrojtje të interesave të krimit të organizuar dhe grupeve mafioze”, përfundon për “Kosova Sot Online”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

(Kosova Sot Online)