E zbulon profesori i njohur: Kështu Vetëvendosje mund ta fitojë edhe postin e Presidentit

  • 01 January 2020 - 07:14
E zbulon profesori i njohur: Kështu Vetëvendosje mund ta fitojë edhe postin e Presidentit

“Në këtë kohë kur po bisedohet për pozitën e presidentit, VV nuk do të pranon një nismë të tillë, sikur që nuk do të pranonte as LDK-ja që të ndryshohet Kushtetuta në këtë pikë, e sidomos VV-ja mundë të jetë më e zëshme që të mos zgjidhet ky post, edhe pse për momentin është në avantazh, dhe nëse do të ketë zgjedhje për presidentin e zgjedhur nga qytetarët, është shumë e mundshme që do të mundë ta merrte edhe këtë post”, thotë njohësi i legjislacionit zgjedhor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Blerim Burjani

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani,  njëherit edhe ekspert i legjislacionit zgjedhor, kërkon që subjektet politike ta marrin seriozisht avancimin e reformës zgjedhore në mandatin në vijim nëse arrijnë ta bëjnë qeverinë dhe të ecin përpara, duke e futur në agjendën e reformës edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, jo më nga pazaret politike në parlament, por nga qytetarët. 

Sipas tij, kjo do të ishte forma më demokratike e zgjedhjes dhe funksionimit të pozitës së të parit të shtetit, pasi do ta zgjidhnin qytetarët me votë, pavarësisht se cili subjekt politik e propozon atë, apo del dikush si kandidat i pa varur. 

Madje sipas Burjanit, nëse këto ndryshime ndodhin tani dhe me këtë konstelacion të forcave, për mandatin e vitit 2021, gjasat janë që këtë pozitë ta fitojë me votë qytetare një kandidat serioz i propozuar nga VV-ja.

“Do të duhej të ndryshohet kushtetua dhe Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, kjo mundë të jetë marrëveshje së paku e dy subjekteve politike, VV dhe LDK, në radhë të parë dhe të PAN-it. Është nevoja imediat që të mos mbetet ky post edhe më tutje çështje e kusuritjeve në mes të partive që bëjnë koalicion, por të zgjidhet edhe kjo çështje”, thotë eksperti i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Mirëpo Burjani konsideron se situata në të cilën është futur tani tema e zgjedhjes së presidentit në vitin 2021, është vështirë që të arrihet një marrëveshje e tillë. 

“Në këtë kohë kur po bisedohet për pozitën e presidentit, VV nuk do të pranon një nismë të tillë, sikur që nuk do të pranonte as LDK-ja që të ndryshohet Kushtetuta në këtë pikë, e sidomos VV-ja mundë të jetë më e zëshme që të mos zgjidhet ky post, edhe pse për momentin është në avantazh, dhe nëse do të ketë zgjedhje për presidentin e zgjedhur nga qytetarët, është shumë e mundshme që do të mundë ta merrte edhe këtë post. Mirëpo këta janë njerëz që i frikësohen demokracisë dhe popullit, edhe pse kanë vizion plotësisht të ndryshëm nga të gjithë, edhe nga PAN dhe nga LDK për Kosovën, rajonin dhe për Shqipërinë. Është absurd se si ky subjekt politik paraqitet si i vetmi subjekt vizionar për të ardhmen e kombit”, deklaron analisti dhe eksperti i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)