‘Pazaret’ me presidentin, kërkohet urgjentisht ndryshimi i Kushtetutës

  • 01 January 2020 - 07:19
 ‘Pazaret’ me presidentin, kërkohet urgjentisht ndryshimi i Kushtetutës

“Nuk e shohë se tërë reforma kushtetuese që duhet bërë, sa i përket zgjedhjes së presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, është në dorën e LDK-së. Për një proces të tillë që kërkon ndërrime kushtetuese dihet që bëhen me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Si duket pra për këtë nuk është e interesuar asnjë parti politike, për çka që edhe legjislacioni përkatës për zgjedhjen e Presidentit, ku janë bërë edhe amendamentet kushtetuese për ndryshimin e kushtetutës, dhe përcaktimin e kompetencave të Presidentit, ka mbetur peng i vullnetit politik të partive politike”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

 

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti, dhe përplasjet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së dhe LDK-së për ta grabitur pozitën e presidentit të ardhëm pas një viti, e kanë bërë aktuale përsëri nevojën e zgjedhjes së të parit të shtetit nga vota qytetare, dhe jo nga pazaret politike.

Subjekti më i zëshëm politik i cili vazhdimisht e ka kërkuar një reformë të tillë është LDK, parti politike që tani e ka nxjerr kusht për koalicion me LVV-në, marrëveshjen për ta mbështetur një kandidat të saj për president  në vitin 2021.

Image
Nexhat Haziri

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri thotë se për pasojë të mos mbështetjes së propozimit të LDK-së për këtë ndryshim të Kushtetutës, tani vendi po vjen në gjendje krize edhe të formimit të Qeverisë, pasi që pozita e presidentit po përcaktohet kryekëput nga pazaret politike të kësaj natyre që po ndodhë tani. 

E sipas Hazirit, në këtë pikë përgjegjësia është gjithëpërfshirëse, dhe mungesa e vullneti të shumicës së partive politike, e ka lënë reformën kushtetuese në gjysmë të rrugës.

“Nuk e shohë se tërë reforma kushtetuese që duhet bërë, sa i përket zgjedhjes së presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, është në dorën e LDK-së. Për një proces të tillë që kërkon ndërrime kushtetuese dihet që bëhen me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Si duket pra për këtë nuk është e interesuar asnjë parti politike, për çka që edhe legjislacioni përkatës për zgjedhjen e Presidentit, ku janë bërë edhe amendamentet kushtetuese për ndryshimin e kushtetutës dhe përcaktimin e kompetencave të Presidentit, ka mbetu peng i vullnetit politik të partive politike. Dhe ky legjislacion i mbetur në gjysmë të rrugës, prodhon një president partiak si rezultat i pazareve politike në mes partive dhe që jo çdo herë është në nivelin e detyrës siç e kërkon kushtetuta e vendit, ku ai përfaqëson unitetin e qytetarëve”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Se sa po i bënë dëm tani mungesa e vullnetit politik për këtë ndryshim të kushtetutës, për një president të pa varur dhe të zgjedhur nga populli, sipas Hazirit më së miri e pasqyron pozita e Hashim Thaçit, një president i pazareve të këqija politike, që nuk e ka as respektin e partive politike, por as të qytetarëve.

“Një shembull i keq është presidenti Thaçi, që është një njëri më partiak dhe interesat parësore i ka ato të klanit të tij politik e partiak. Se kush tani e ka përgjegjësinë për prodhimin e krizave dhe defunksionalizimin e institucioneve të shtetit, nuk mund t’ia adresojmë një partie politike, pasi kjo varet nga 120 deputetë në Kuvendin e Kosovës, dhe partive parlamentare të cilit për t’i ikur krizave institucionale e politike, duhet ta shtyjnë përpara ndërrimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen dhe kompetencat e presidentit të vendit”, deklaron analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)