Ish agjenti i SHIK-ut vjen me detaje shokuese: Ja kush është i lidhur me UDB-në serbe

  • 01 January 2020 - 13:44
Ish agjenti i SHIK-ut vjen me detaje shokuese: Ja kush është i lidhur me UDB-në serbe

“Është jo e pritshme që menjëherë, me legjislaturën e re të hapet çështja e spiunëve të UDB-së, së pakut jo derisa nuk vepron Vetingu, sepse mos të harrojmë që shumë njerëz të ish komunizmit dhe bashkëpunëtor të ish UDB i kemi sot në politikë dhe në nstitucione shtetërore, në gjyqësi, prokurori, polici deri në politik, deri edhe kryetar partish, prandaj është vështirë që dikush të kërkon dhe ta realizon lehtë një iniciativë të tillë. Mundë të them lirisht që për këto 20 vite institucionet tona janë bërë si “lama e thive serb” prandaj kërkohet kohë për ti pastruar dhe përmirësuar”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse jemi 12 vite shtet i pa varur dhe 20 vite në liri, institucionet Kosovës në të gjitha nivelet akoma janë të ngarkuara, stërmbushura, madje edhe të kontrolluara thellësisht nga njerëz të shërbimit sekret serb të BIA-së, ish UDB-së, pasi sipas analistëve, askush nuk po interesohet deri më tani që të fillojë hapja e dosjeve dhe të largohen njerëzit ë tillë nga institucionet shtetërore e publike, sikur që kanë vepruar shtete tjera me ish shërbëtorët e regjimeve të kaluara.

Eksperti I fushës së sigurisë, ish ushtar i UÇK-së dhe ish agjent i shërbimit inteligjent të TMK-së dhe i SHIK-ut, Naim Miftari duke folur rreth kësaj çështje për “Kosova Sot Online”, thotë se nuk pret as nga legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës që do ta hapë këtë temë, dhe të pastrohen institucionet nga ish agjentët serb, madje që veprojnë edhe sot e kësaj dite në të gjitha nivelet e institucioneve.

Image
Naim Miftari

Ky mosveprim, sipas Miftarit lidhet me infiltrimin e thellë nëpër parti politike të ish shërbëtorëve të regjimit, prandaj ata e bëjnë këtë pengesë sa herë që iniciohet tema e hapjes së dosjeve, pengesë që do të zgjas deri në bërjen e ligjit Vetting.

“Është jo e pritshme që menjëherë, me legjislaturën e re të hapet çështja e spiunëve të UDB-së, së pakut jo derisa nuk vepron Vetingu, sepse mos të harrojmë që shumë njerëz të ish komunizmit dhe bashkëpunëtor të ish UDB i kemi sot në politikë dhe në institucione shtetërore, në gjyqësi, prokurori, polici deri në politik, deri edhe kryetar partish, prandaj është vështirë që dikush të kërkon dhe ta realizon lehtë një iniciativë të tillë. Mundë të them lirisht që për këto 20 vite institucionet tona janë bërë si “lama e thive serb” prandaj kërkohet kohë për ti pastruar dhe përmirësuar”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Kosova mundë të shkojë lehtë në zgjedhje të reja për shkak të krizës në të cilën po futet, kështu që për një kohë do shtyhet akoma më shumë edhe bërja e ligjit Vetting, por edhe dekonspirimi i dosjeve të UDB-së.

“Madje në këtë mandat as që mundë të iniciohet fare një proces i tillë sepse me këtë situatë të krijuar, vendi po rrezikon të shkoj përsëri në zgjedhje të reja, sepse është shumë e pritshme që shpërndarja e Kuvendit të bëhet muajin tjetër, pasi shteti është kapur nga politika e korruptuar, nga mafia politike dhe ndikimet e Serbisë në politikën e Kosovës janë të fuqishme, aq sa kurrë nuk kanë qenë më aktive sesa tani që ta pengojnë formimin e qeverisë së Kosovës, në këtë rast atë të qeverisë së re Kurti”, shton Miftari për “Kosova Sot Online” . 

Sipas Miftarit, pengesat për formimin e qeverisë së re mes LVV-së dhe LDK-së nuk vijnë vetëm nga rrjetet e spiunazhit serb të instaluara në Kosovë, por edhe nga disa struktura kriminale vendore që tash pengojnë formimin e qeverisë duke bashkëpunuar me spiunët serb.

“Mos formimi i kësaj qeverie pos prej Serbisë, problem po i sjell edhe mafia politike dhe mafiozëve të politikanëve tonë të korruptuar që janë në pushtet që nga pas lufta. Ata po e bëjnë këtë lloj skenari nga frika për të dalë para ligjit dhe llogaridhënia para ligjit. Pra këta mafiozë dhe milionerë politik në Kosovë i dinë mirë arsyet pse po kanë frikë nga ardhja ne pushtet i një lideri të ri, një politikani nacionalist dhe i pa korruptuar, prandaj ka aq shumë propagandë dhe etiketime e paragjykime nga mediet e kontrolluara prej pushtetit dhe nga disa pseudo analistë sahanlëpirsa të lidhur ngushtë me ish pushtetin dhe me politikanët e korruptuar”, përfundon për “Kosova Sot Online”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

(Kosova Sot Online)