Koreja e Veriut i jep fund pezullimit të provave bërthamore

  • 01 January 2020 - 18:06
Koreja e Veriut i jep fund pezullimit të provave bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se po i jep fund pezullimit të provave bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë.

Korea e Veriut kishte vendosur të pezullojë testimet, gjatë bisedimeve me SHBA-në.

Kim Jong-un gjithashtu tha se vendi i tij së shpejti do të prezantojë “një armë të re strategjike”.

Por ai e la një derë të hapur për dialog, dhe tha se fushëveprimi i çdo testimi do të varet nga “qëndrimi” i SHBA-së.

Uashingtoni nuk pranon të heqë sanksionet, derisa Penjani të braktisë plotësisht programin e tij bërthamor.

Korea e Veriut ka kryer disa teste në fund të vitit 2019, në atë që u pa si një përpjekje për të bërë presion në SHBA-në, për të bërë lëshime.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ende beson në dëshirën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për të denuklearizuar vendin, pavarësisht njoftimit nga Penjani. 

“Ne nënshkruam një marrëveshje denuklearizimin. Unë mendoj se ai është njeri që mban fjalën”, u tha Trump gazetarëve.

Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane.

Presidenti amerikan që ka shfaqur simpati për liderin Kim gjatë cdo takimi, ka premtuar se do ta mbështes Korenë Veriore ekonomikisht nëse tërhiqet nga programi bërthamor.

Korea Veriore ka deklaruar se armët janë për vet-mbrojtje dhe ka insistuar në heqjen e sanksioneve.

(Kosova Sot Online)