Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të para të 2020’ës?

  • 01 January 2020 - 21:12
Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të para të 2020’ës?

Ditëve të para të vitit 2020, mot kryesisht me diell, në mëngjes ngrica. Në fundjavë mundësi për reshje bore.

Fusha të fuqishme të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajore nga Evropa Qendrore, do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të vitit 2020, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorlogjisë njofton se nën këto kushte, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, në limite të vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

“Nga dita e diel, një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore”, paralajmëron PW.

Sipas PW, “vlerat e cilësisë së ajrit, që gjatë ditës së mërkurë zbritën edhe në vlera mesatare, në ditët në vijim do të kalojnë në të pashëndetshme, e kohë pas kohe zbresin edhe në mesatare. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përmirësojë cilësinë e ajrit edhe në vlera të mira”. 

Parashikimi për datat 2-6 janar:

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielen, kryesisht me vransëira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.

Image

(Kosova Sot Online)