Bëhuni gati, i ftohti i madh po vjen

  • 02 January 2020 - 07:25
Bëhuni gati, i ftohti i madh po vjen

Ditëve të para të vitit 2020, mot kryesisht me diell, në mëngjes ngrica. Në fundjavë mundësi për reshje bore.

Fusha të fuqishme të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore nga Evropa qendrore, do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të vitit 2020. Nën këto kushte, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, në limite të vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Nga dita e diel, një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

Vlerat e cilësisë së ajrit, që gjatë ditës së mërkurë zbritën edhe në vlera mesatare, në ditët në vijim do të kalojnë në të pashëndetshme, e kohëpaskohe zbresin edhe në mesatare. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përmirësojë cilësinë e ajrit edhe në vlera të mira.

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.

Image

(Kosova Sot Online)