Sfidat e një nëne të hekurt nga Kosova

  • 02 January 2020 - 09:05
Sfidat e një nëne të hekurt nga Kosova

58 vjeçarja, Elfije Retkoceri është nënë e dy fëmijëve. Ajo jeton në Prishtinë, në një dhomë të vetme në kushte tejet të vështira financiare.

Elfija nuk e ka aspak të lehtë të kujdesët për dy djemtë e saj.

Bashkëshorti i vdiq vite më parë, dhe tash e sa kohë ajo e ka barrën më të madhe si kryefamiljare.

Jeta i është vështirësuar edhe më shumë që nga koha kur i është ndalur sociali. 

Ëndrra e saj e kahmotshme është t’ua sigurojë dy djemve të saj një kulm mbi kokë.

Deri tash e kam marr socialin, tash ma kanë ndalë se i kanë ba fëmija 18 vjeç. Veç me ndihma e me do vitra jetojë, jam ngushtë për shtëpi, edhe për barna e do gjana tjera heku. Në këtë dhomë jetoj, me hangër, me pi, me flejtë, me gatu, me pritë, një dhomë e vogël një banjo e parregullume”, ka thënë ajo.

Numri kontaktues për ata që duan të ndihmojnë familjen Retkoceri: 044 949 986.

(Kosova Sot Online)