Ngjarje e rëndë, djali i ri humb jetën sapo hyn në lokal, porositi kafenë por…Çfarë dyshohet...

  • 02 January 2020 - 09:31
Ngjarje e rëndë, djali i ri humb jetën sapo hyn në lokal, porositi kafenë por…Çfarë dyshohet...

Një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Përrenjas. Mësohet se 24- vjeçari M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe në qytetin e Përrenjasit mbrëmjen e kaluar.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta.

(Kosova Sot Online)