Zhduket një vajzë në Prishtinë

  • 02 January 2020 - 11:35
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në Prishtinë. Rasti është raportuar nga familjarët e saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar. 

“Lagja e Emshirit, Prishtinë 01.01.2020-17:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)