Kosovarët nuk i ndalin plumbat as për festa: Një person është lënduar e disa vetura janë goditur nga plumbat

  • 02 January 2020 - 11:44
Kosovarët nuk i ndalin plumbat as për festa: Një person është lënduar e disa vetura janë goditur nga plumbat

Gjatë kohës së festave kosovarët e kanë zakon që të festojnë me armë. Njëjtë ndodhi edhe në natën e ndërrimit të moteve. Sipas Policisë së Kosovës, një person në Prishtinë, derisa ishte në oborrin e shtëpisë së tij ishte goditur nga një ‘plumb qorr’. E disa vetura të tjera janë goditur nga armët.

“Rr. Bistrica Ilire, Prishtinë, 01.01.2020-00:02  Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte në oborrin e shtëpisë është goditur nga një ‘plumb qorr’. Viktima është dërguar ne QKUK-në, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

E ndërkohë në Prishtinë, një ankues ka raportuar në polici se vetura e tij u godit nga gjuajtjet me armë zjarri. 

“Rr. Aziz Kelmendi, Prishtinë 01.01.2020-13:25. Është raportuar se pas pranimit të në informate për gjuajtje me armë zjarri në rrugë janë gjetur dhe sekuestruar  nëntë (9) gëzhoja kalibër i panjohur. Rasti duke u hetuar”, tregojnë nga policia.

Vetura po ashtu i është dëmtuar edhe një personi tjetër në Podujevë e në Fushë Kosovë.

“Fsh. Sfeqel, Podujevë 01.01.2020-12:30.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, vetura  e tij është goditur nga një ‘plumb qorr’. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet”

“Rr. Mehmet Behluli, F. Kosovë 31.12.2019-01.01.2020-23:00-14:50.    Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ është goditur vetura  e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)