Hajnat vjedhin 60 euro në një xhami në Prizren

  • 02 January 2020 - 11:45
Hajnat vjedhin 60 euro në një xhami në Prizren

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se hajnat në Prizren dje kanë vjedhur 60 euro nga kasaforta e xhamisë në rrugën Jusuf Balaj në këtë qytet.

Imami i xhamisë e ka raportuar rastin në polici.

Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga  kasaforta i kanë vjedhur 60 € para të gatshme.

Njësiti policor është duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)