Mustafa mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar më 6 janar, para takimit Kurti -Thaçi

  • 02 January 2020 - 13:31
Mustafa mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar më 6 janar, para takimit Kurti -Thaçi

Në ditën kur do të takohet për mandatarin, Albin Kurti, lideri i LV-së, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i LDK-së Isa Mustafa do të mbajë dy mbledhje me strukturat e partisë së tij. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Lidhja Demokratike përmes një njoftimi për media.

Para takimit të orës 15:00 kur do të shihen Kurti dhe Thaçi, lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë dy takime me strukturat e partisë.

Fillimisht, në orën 09:00 mblidhet kryesia e partisë, derisa në orën 13:00 do të takohet me grupin parlamentar.

“Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, bëhet e ditur në njoftimin e nisur për media.

Merret vesh se temë kryesore e takimit do të jetë koalicioni LDK – LVV.