Janari i zi i familjes Alushani, nëna vdes pasi mori lajmin për vdekjen e djalit

  • 02 January 2020 - 15:03
Janari i zi i familjes Alushani, nëna vdes pasi mori lajmin për vdekjen e djalit

Nënë e bir do të varrosen në të njëjtën ditë jo shumë larg njëri – tjetrit. Miradie e Luan Alushani vdiqën sot – të dy nga sulmi në zemër. Luani kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit, ndërsa nëna e tij pësoi sulm në zemër posa mori lajmin se i vdiq djali. Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe gruan. Media ju sjellë rrëfimin nga Komorani për këtë ngjarje të dhimbshme.

Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në ditën e dytë të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën dy anëtarë të familjes. Fillimisht Luan Alushani e pastaj nëna e tij, zonja Miradie, e cila  vdiq nga sulmi në zemër pak minuta pasi kuptoi se djali i saj vdiq po ashtu nga arresti kardiak.

Media ka qëndruar në familjen e të ndjerëve. Familjarët kanë treguar se Luani, qe disa kohë kishte pasur probleme shëndetësore, gjendja e së cilit u përkeqësua kohëve të fundit.

Image

Në foto: Miradia dhe djali i saj Luan Alushani

Sipas familjarëve, Luanit mbrëmë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Familjarët e kishin nisur drejt spitalit, mirëpo, Luani nuk ia kishte dalë . Ai tashmë kishte vdekur.

Me gjithë pikëllimin, familjarët e të ndjerit kishin shkuar në shtëpinë e tij, ku ishte nëna, gruaja e katër fëmijët.

Aty tragjedia u dyfishua.

Me t’ia kumtuar lajmin nënës së të ndjerit Miradies se i vdiq djali, edhe kjo e fundit pëson sulm në zemër si dhe pas pak orëve pas vdekjes së djalit edhe ajo vdes.

“Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund që ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pas sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur. Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur”, i tha medias, një familjarë i të ndjerëve.

E qindra persona tashmë ishin mbledhur në fshatin Komoran. Në varrezat e këtij fshati

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani. 

(Kosova Sot Online)