Sulmon policin, arrestohet një serb në Leposaviq

  • 02 January 2020 - 15:10
Sulmon policin, arrestohet një serb në Leposaviq

Një serb është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti në gjendje të dehur në një kafiteri ka sulmuar fizikisht policin të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ai po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)