Turqia arreston “shtatë persona” në lidhje me ikjen e ish-shefit të Nissanit

  • 02 January 2020 - 15:15
Turqia arreston “shtatë persona” në lidhje me ikjen e ish-shefit të Nissanit

Turqia ka nisur hetime për të kuptuar se si ish-shefi i Nissanit, Carlos Ghosn ka udhëtuar përmes Stambollit, teksa i ka ikur gjykimit në Japoni.

Mediat kanë raportuar se deri më tani shtatë persona janë arrestuar për këtë rast nga autoritetet turke.

Aeroplani privat me të cilin ka ikur Ghosn, është raportuar të ketë ateruar në Stamboll, para se të arrinte në Liban.

Detajet e ikjes së tij vazhdojnë të jenë të paqarta, ndonëse është raportuar se ai mund të ketë ende një pasaportë francee, përveç tri të tjerave që ka dorëzuar.

Franca ka thënë se nuk do ta ekstradojë atë nëse udhëton në këtë vend.

Biznismeni Ghosn ka shtetësi franceze, libaneze dhe braziliane.

Ai aktualisht besohet se është në Liban, vend i cili nuk ka marrëveshje për ekstradim me Japoninë.

Ai ka ofruar 6.8 milionë euro me kusht në Japoni në prill të vitit të kaluar, derisa të nisë procesi gjyqësor kundër tij.

Ghosn është paraqitur në Liban gjatë festimeve për Vitin e Ri duke thënë: I kam ikur padrejtësisë dhe persekutimit politik”.

Dikur i konsideruar hero në Japoni për shkak të transformimit të kompanisë Nissan, Ghosn ka kaluar 108 ditë në mbajtje, pas arrestimit që i është bërë në Tokio në nëntor të vitit 2018.

Kompania Nissan e pati shkarkuar nga puna, tri ditë para arrestimit.

Prokurorët dyshojnë se ai ka kryer pagesa në vlerë të disa miliona dollarëve për një kompani shpërndarëse të Nissanit në Oman.

Ndërkohë vetë Nissan ka nisur padi penale kundër tij, duke e akuzuar atë për devijim të parave nëpër rrugë përmes së cilave ka përfituar ai personalisht.

Ai po ashtu akuzohet për mosraportim të saktë të pagës së tij.

Por, Ghosn në anën tjetër mohon të gjitha akuzat.

(Kosova Sot Online)