Pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova prej Merdares

  • 02 January 2020 - 15:59
Pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova prej Merdares

Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë. E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi.

Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Duhen 2 deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova prej kësaj pike kufitare.

Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër.

E megjithatë, për të hyrë nga kjo pikë kufitare në Kosovë duhen vetëm 3 deri në 5 minuta.

Derisa nga Policia kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të shmanget kjo pikë kufitare.

(Kosova Sot Online)