Arrestohet shqiptari, dhunon partneren dhe kërcënon me thikë mjekët

  • 02 January 2020 - 20:04
Arrestohet shqiptari, dhunon partneren dhe kërcënon me thikë mjekët

Një 40-vjeçar shqiptar ka dhunuar patneren e tij dhe më pas ka kërcënuar edhe mjekët.

Shqiptari i identifikuar si Shpëtim Shehi, pasi rrahu partneren e tij shkoi në polici për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Por pasi është kthyer në banesë dhe ka parë ambulancën që partnerja e tij kishte thirrur për ta mjekur, është nevrikosur dhe ka filluar të kërcënojë me një thikë kuzhine.

Ai u arrestua nga policia dhe partnerja e tijpati dy hematoma të mëdha në fytyrë nga kjo ngjarje.

Nuk dihen ende shkaqet se përse ka nisur konflikti mes partnerëve.

(Kosova Sot Online)