Eksperti i ekonomisë jep lajmin e keq për Kosovën, ja çfarë e pret

  • 03 January 2020 - 07:47
Eksperti i ekonomisë jep lajmin e keq për Kosovën, ja çfarë e pret

“Arsyeja e mungesës së investimeve të huaja, ose pasja e investimeve të dobëta është korrupsioni i lartë, ryshfeti që ju kërkohet investitorëve potencial për të sjellë ndonjë projekt serioz në shtetin e Kosovës. Tani le të mbetet, të presim e të shpresojmë që së pakut në vitin 2020 kjo praktikë korruptive të ndalohet, që sistemi i së drejtës të funksionon më mirë dhe të rregullohet edhe çështja e investimeve të huaja, të zbatohet ligji, në të kundërtën papunësia do të rritet edhe më shumë”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Për ekspertët e fushë së ekonomisë, viti që e kemi lënë pas, ishte një vit të cilin Kosova e përmbylli krejtësisht të humbur, për shkak të politikes së pa përmirësueshme që udhëhiqet nga mafio-oligarkët, nga nëntoka kriminale dhe klanet politike të inkriminuara.

Ky vlerësim vjen nga eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, sipas të cilit edhe për qeverinë e re të Kosovës, angazhimi në këtë fushë për të bërë kthesa pozitive, do të jetë një sfidë e rëndë dhe mjaft e vështirë.

Image
Dardan Grapci

“Viti 2019 do të mbahet në mend për shkatërrim të ekonomisë, të arsimit, por do të mbahet në mend edhe si vit i protestave me vend e disa edhe pa vend, sikur ishin grevat dhe protestat nga mjekët dhe ato nëpër institucionet shtetërore, arsimtarët, ku organizatorët kanë qenë veta prapaskenat e mafisë së krimit të organizuar, partitë politike. Mbi të gjitha viti 2019 do të mbahet në mend edhe për zvarritjen pa kufi të procesit të liberalizimit të vizave, një nga premtimet e kota që po shënon rekordin e mashtrimit në historinë e shtetit të Kosovës, sepse edhe kjo temë është e ndërlidhur përveç krimit dhe korrupsionit edhe me dështimin e zhvillimit ekonomik, një faktor që ndikon tek qytetarët të mos mësyjnë rrugët e braktisjes së vendit dhe azil kërkimit ekonomik në shtetet e tjera”, thotë Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ekzistimi i lidhjeve të politikës me biznesin dhe krijimi i monopolit në treg, sipas Grapcit ishte dhe do të vazhdon të jetë pengesa kryesore që pamundëson zhvillimin e ekonomik edhe në vitin vijues.

“Nëntoka kriminale në bashkëpunim me pushtetarët politik dhe korporatën DEVOLLI e patën nënshkruar një marrëveshje të re për vazhdimin e homologimit, por kjo iu kthye të dy palëve si bumerang. Ndryshe edhe investimet në vitin 2019 kanë qenë të pakta, sa mund të themi që as nuk janë vërejtur efektet e tyre, madje as si lajm në medie nuk kemi pasur për investime të huaja që kanë ardhur nga jashtë. Këtu dihet mirëfilli se cili është shkaku. Arsyeja e mungesës së investimeve të huaja, ose pasja e investimeve të dobëta është korrupsioni i lartë, ryshfeti që ju kërkohet investitorëve potencial për të sjellë ndonjë projekt serioz në shtetin e Kosovës. Tani le të mbetet, të presim e të shpresojmë që së pakut në vitin 2020 kjo praktikë korruptive të ndalohet, që sistemi i së drejtës të funksionon më mirë dhe të rregullohet edhe çështja e investimeve të huaja, të zbatohet ligji, në të kundërtën papunësia do të rritet edhe më shumë”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)