Kurti: Sapo të formoj Qeverinë, do të takohem me liderët e Serbisë

  • 03 January 2020 - 07:57
Kurti: Sapo të formoj Qeverinë, do të takohem me liderët e Serbisë

Ndonëse vendi është në rrezik të shkojë në zgjedhje të reja, nëse Albin Kurti i VV’së arrin të formojë Qeverinë e re, ka thënë se do të rifillojë edhe dialogun me Serbinë. Kjo siç duket vjen nga thirrjet e vazhdueshme të aleatit të vendit, SHBA’së, që të formohen institucionet dhe të nisin bisedimet me Serbinë

Në një intervistë për mediumin shqiptar, Kurti ka thënë se nëse formon Qeverinë, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët e Kosovës, ndërsa me Serbinë do të nisin pak para zgjedhjeve në Serbi.

“Si LVV nuk mund të gjeni një opozitë tjetër. Si qeveria e VV nuk do të mund të gjeni një qeveri tjetër. Qysh në javën e parë do të fillojmë dialog me serbët e Kosovës. Me Serbinë do të mund ta rifillojmë dialogun para zgjedhjeve në Serbi, por nuk mund të ketë marrëveshje historike shpejt e shpej”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se marrëveshjet që janë arritur deri tani me Serbinë, do të shqyrtohen sërish.

“Si LVV nuk mund të gjeni një opozitë tjetër. Si qeveria e VV nuk do të mund të gjeni një qeveri tjetër. Qysh në javën e parë do të fillojmë dialog me serbët e Kosovës. Me Serbinë do të mund ta rifillojmë dialogun para zgjedhjeve në Serbi, por nuk mund të ketë marrëveshje historike shpejt e shpejt. Ato 33 marrëveshje që i kemi tani me Serbinë duhet ti shqyrtojmë jo në kuptimin e opsesionit me të kaluarën, por  të vlerësimit të gjendjes ku jemi për të nxjerrë mësimet nga e kaluara dhe të ecim të sigurt në të ardhmen”, ka thënë ai.

Në fund, Kurti ka thënë se zgjedhjet e reja në vend do të ishin skenari më i keq i mundshëm.

(Kosova Sot OInline)