Dy raste të dhunës familjare në Prishtinë brenda 24 orëve

  • 03 January 2020 - 10:44
Dy raste të dhunës familjare në Prishtinë brenda 24 orëve

Nga raporti 24-orësh i policisë së Kosovës njoftohet për dy raste të dhunës familjare në Prishtinë ditën e djeshme.

Në njërin rast i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka demoluar gjësendet në banesë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij femër.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në rastin tjetër është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

(Kosova Sot Online)