Vrasja e komandantit iranian, Amerika urdhëron shtetasit e saj ta lëshojnë Irakun
Lindja e Mesme tashmë është në tensione të mëdha pas vrasjes së komandantit të ushtrisë së Iranit, Qasem Soleimani, pas një sulmi të urdhëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Bazuar në një situatë të tillë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar të gjithë shtetasit amerikan që të largohen nga Iraku menjëherë.
Ky urdhër ka ardhur për shkak të rritjes së tensioneve, raporton CNN.
Gjithashtu është bërë thirrje që qytetarët amerikanë të qëndrojnë larg objektit të Ambasadës së SHBA’së në Irak e cila është sulmuar nga protestuesit pro-Iranian gjatë të martës.
#Iraq: Due to heightened tensions in Iraq and the region, we urge U.S. citizens to depart Iraq immediately. Due to Iranian-backed militia attacks at the U.S. Embassy compound, all consular operations are suspended. U.S. citizens should not approach the Embassy. pic.twitter.com/rdRce3Qr4a
— Travel - State Dept (@TravelGov) January 3, 2020
(Kosova Sot Online)